Kapitulli: 927. Kushtëzimi në marrëveshjen e ndarjes së bereqetit
1191.
Ibn Umeri r.a. tregon: "Kur banorët e Hajberit ia ndrydhën (ia nxorën nga vendi) këmbët dhe duart Abdullah Ibn Umerit, Umeri u ngrit dhe mbajti një hytbe duke thënë: "Vërtet, i Dërguari i Allahut a.s. bëri marrëveshje me çifutët për pasurinë e tyre dhe u pati thënë: 'Do t'ju lejojmë (të qëndroni në këtë vend), sa t'ju lejojë Allahu/ Dhe tani Abdullah bin Umeri shkon te tokat e tij dhe e sulmojnë atë natën duke ia nxjerrë duart dhe këmbët nga vendi. Përderisa ne nuk kemi armiq të tjerë atje, përveç atyre çifutëve, ata janë armiqtë tanë dhe njerëzit e vetëm mbi të cilët është dyshimi dhe akuza jonë, unë kam vendosur që t'i dëboj ata që andej." Kur Umeri vendosi të zbatojë vendimin e marrë prej tij, një nga djemtë e Ebu Hukejkut erdhi dhe iu drejtua Umerit: "O prijësi i besimtarëve! A do të na dëbosh ne ndërkohë që Muhamedi (a.s.) na lejoi që të qëndrojmë dhe bëri marrëveshje me ne për pasurinë tonë duke pranuar kushtin e qëndrimit tonë atje?" Umeri i tha: "A kujton se e kam harruar fjalën që të ka thënë i Dërguarit i Allahut a.s.: 'Çfarë do të bësh kur të dëbohesh nga Hajberi dhe deveja të mbartë për çdo natë (si endacak),?,/ Çifuti iu përgjigj: "Ajo ka qenë shaka e Ebu-1 Kasimit." Umeri i tha: "Po gënjen, o armiku i Allahut!" Kësisoj Umeri i dëboi ata dhe u pagoi vlerën e frutave të tyre që kishin si pasuri duke u dhënë para, shalë deveje, litarë e të tjera sende të ndryshme". (2730)
|