Kapitulli: 931. Dhënia e sadakasë në prag të vdekjes
1197.
Ebu Hurejra r.a. tregon se një burrë e pyeti Pejgamberin a.s.: "O i Dërguari i Allahut, cila bamirësi është më e mira?" Ai a.s. i tha: "Të japësh lëmoshë kur je i shëndetshëm dhe i etur (për të fituar), duke shpresuar të bëhesh i pasur dhe duke pasur frikë që të mos bëhesh i varfër. Mos e vono dhënien e sadakasë derisa, kur të biesh në shtratin e vdekjes, të thuash: "Jepini kaq këtij e aq atij - sepse në këtë kohë pasuria nuk është më e jotja, por i takon filanit e filanit (nga trashëgimtarët e tu sipas Ligjit Islam)." (2748)
|