Kapitulli: 933. Fjala e Allahut të Madhëruar: "I provoni jetimët (për aftësitë e tyre) derisa të arrijnë moshën e martesës ..." (Kuran, 6: 4)
1199.
Ibn Umeri r.a. tregon se babai i tij, Umeri në kohën e të Dërguarit të Allahut, dha sadaka nga pasuria e tij një kopsht hurmash të quajtur Thamg. Umeri tha: "O i Dërguari i Allahut, kam një gjë nga pasuria ime, e cila për mua është e shtrenjtë dhe desha ta jap atë si bamirësi." Pejgamberi a.s. i tha: "Jepe kopshtin për bamirësi (si vakëf), me kusht që si toka, ashtu edhe pemët as të mos shiten, as të mos dhurohen dhe as të mos lihen testament, por që frutat e tij të shfrytëzohen (për bamirësi)." Kësisoj pra, Umeri e dha kopshtin sadaka (për t'u përdorur) për Çështjen e Allahut, për lirimin e skllevërve, për të varfrit, për miqtë, për udhëtarët e mbetur rrugës dhe për të afërmit. Ndërkohë kujdestari i këtij kopështi mund të hajë prej tij në mënyrë të arsyeshme dhe me drejtësi, si dhe mund të lejojë ndonjë shokun e vet të hajë me kusht që të mos ketë qëllim që të fitojë me anë të tij." (2764)
|