Kapitulli: 936. Rasti kur dikush mban një copë tokë ose një pus si vakëf, ose i kushtëzon vetes që të përfitojë prej ujit të tij si gjithë muslimanët e tjerë
1202.
Tregohet se kur u rrethua (nga rebelët), Uthmani r.a. tha: "Ju pyes në Emër të Allahut, dhe nuk pyes askënd tjetër, përveç shokëve të Pejgamberit a.s.. A nuk e dini se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: 'Kush (blen dhe) hap pusin Ruma, atij do t'i sigurohet Xheneti'? Dhe unë (e bleva dhe) e hapa atë. A nuk e dini se ai a.s. ka thënë: 'Kush bën gati ushtrinë e vështirësisë (për fushatën e Tebukut), do t'i sigurohet Xheneti?' Dhe unë e bërë gati atë." Ata dëshmuan si të vërtetë gjithçka që ai tha. (2778)
|