Kapitulli: 937. Fjala e Allahut, më të Madhit, të Gjithëfuqishmit: "O ju që keni besuar! Kur t'i afrohet vdekja kujtdo prej jush dhe bëni testament, atëherë merrni dëshminë e dy burrave të drejtë nga të afërmit tuaj ose dy të tjerë ... Allahu nuk e udhëzon popullin e pabindur." (Kuran 5: 106-108)
1203.
Ibn Abbasi r.a. tregon: "Dikush nga fisi Beni Sehm doli bashkë me Temim Dariun dhe Adij bin Beddan. Burri nga fisi Sehmij vdiq në një vend ku nuk kishte asnjë musliman. Kur Temimi dhe Adiju u kthyen me pasurinë e të ndjerit, ata thanë se kishin humbur një tas argjendi me shkalitje ari. I Dërguari i Allahut a.s. i vuri ata të betohen (për të vërtetuar shtirjen e tyre). Më pas ky tas u gjend në Mekë te disa njerëz të cilët thanë se e kishin blerë nga Temimi dhe Adiji. Kësisoj u ngritën dy dëshmitarë nga të afërmit e të ndjerit (nga Sehmij) dhe u betuan se dëshmitë e tyre janë më të vlefshme dhe më të drejta se dëshmitë e Temimit dhe Adijit dhe se ai tas i përkiste mikut të tyre. Për këtë çështje të tyre zbriti ajeti i Urtë: "O ju që keni besuar! Në qoftë se ndonjërit prej jush i afrohet vdekja, le të dëshmojnë..." (Kuran 5: 106) (2780)
|