Kapitulli: 94. Pastrimi me gurë pas kryerjes së nevojës (në mungesë të ujit)
124.
Ebu Hurejra r.a. tregon: "Isha me të Dërguarin e Allahut a.s., ndërsa ai u largua për të kryer nevojën dhe nuk kthehej të shihte këtej e andej. Kështu, kur iu afrova, më tha: "Shko e më sill ca gurë për t'u pastruar me ta, apo diçka tjetër të ngjashme, por mos më sill as kockë dhe as bajgë. Kështu, ia solla gurët në një cep të rrobës sime dhe ia lashë aty pranë, pastaj u largova prej tij. Kur mbaroi, ai i përdori ata për t'u pastruar." (154)
|