1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
Kapitulli: 945. Fjala e Allahut, më të Madhit, të Gjithëfuqishmit: "Nga besimtarët ka burra që e mbajtën me të vërtetë besën me Allahun ..." (Kuran, 33: 23)
›  1214 Enesi r.a. tregon: "Xhaxhai im Enes Ibn Nadr nuk mori pjesë në Luftën e Bedrit. Ai tha: "O i Dërguari i Allahut (a.s.)! Unë kam munguar në betejën e parë që ju luftuat kundër paganëve. Nëse Allahu më sjell një rast që t'i luftoj paganët, padyshim që Allahu do të më shohë si (me sa trimëri) do të luftoj." Ditën e Uhudit, kur muslimanët kthyen shpinën dhe ia mbathën, ai tha: "O Allah! Të kërkoj të falur Ty për atë që kanë bërë këta (d.m.th. shokët e tij) dhe distancohem nga ajo që kanë bërë ata (d.m.th. paganët)." Pastaj ai eci përpara dhe takoi Saad Ibn Muadhin, të cilit i tha: "O Saad Ibn Muadh! Për Zotin e Nadrit! Xheneti! Po e ndjej aromën e tij të vijë që nga pas Uhudit!" Më vonë 'Saadi tha: "O i Dërguari i Allahut! Unë nuk mund të arrij të bëj çfarë bëri ai. I gjetëm në trup mëse tetëdhjetë plagë nga shpatat e nga shigjetat. E gjetëm të vrarë dhe trupi i tij ishte gjymtuar e sakatosur aq keq, saqë askush s'e njohu veç motrës së tij, e cila mundi ta njohë nga gishtat." Menduam se ky ajet ishte shpallur për të dhe për të tjerë si ai: "Nga besimtarët ka burra të atillë që e mbajtën me të vërtetë besën me Allahun (dolën në luftë për Çështjen e Allahut dhe nuk ia kthyen shpinën armikut të pafe). Disa prej tyre disa e plotësuan detyrimin (ranë dëshmorë) dhe disa po presin akoma, pa e ndryshuar aspak vendosmërinë (në besën e dhënë Allahut)." (Kuran, 33: 23)
Më përpara, motra e tij, Rubejia, i kishte thyer dhëmbin një gruaje dhe i Dërguari i Allahut a.s. kishte urdhëruar një ndëshkim të njëjtë (për Rubeijan si shpagim). Atëherë Enes Ibn Nadri kishte thënë: "O i Dërguari i Allahut! Betohem për Atë që të ka dërguar ty me të vërtetën! Dhëmbi i motrës sime nuk do të thyhet." Pastaj pala që kërkonte shpagim nga motra e Enesit pranoi shpërblim monetar dhe hoqi dorë nga kërkesa për ndëshkim të njëjtë. Ndërsa i Dërguari i Allahut a.s. tha: "Ka disa njerëz nga robërit e Allahut, të cilëve Ai ua plotëson betim, kur ata i përbetohen Atij." (2805)
URL:
›  1215 Zejd Ibn Thabit r.a. tregon: "Kur Kurani u mblodh (në një vëllim të vetëm) nga shumë shkrime, një nga ajetet e sures Ahzab (nr.33) mungonte. Unë e kisha dëgjuar atë ajet ta këndonte i Dërguari i Allahut a.s. dhe nuk munda ta gjej, përveçse te Huzeime Ibn Thabit ensariu. Ky ishte një burrë, dëshminë e të cilit i Dërguari i Allahut a.s. e kishte vlerësuar të barabartë me dëshminë e dy burrave. Ajeti ishte: "Nga besimtarët ka burra që e mbajtën me të vërtetë besën me Allahun ...." (Kuran, 33: 23) (2807)
URL: