Kapitulli: 947. Ai që goditet dhe vritet nga një shigjetë e panjohur
1217.
Enesi r.a. tregon se Umm Rubeji r.a., nëna e Haritha Ibn Surakas r.a., erdhi te Pejgamberi a.s. dhe i tha: "O Pejgamberi i Allahut, a do të më tregosh për Harithën?" Ai ishte nga ata që u vranë (dëshmorë) Ditën e Bedrit, i goditur nga një shigjetë e panjohur. Ajo shtoi: "Në qoftë se ai është në Xhenet, do të jem e qetë, e po të jetë ndryshe do të qaj hidhur për të." Ai a.s. i tha: "O nëna e Harithit! Në Xhenet ka kopshte të begata dhe biri yt mori Firdensiji (kopshtin) më të lartë." (2809)
|