Kapitulli: 958. Vlera dhe epërsia e atij që përgatit një luftëtar (për xhihod) ose që kujdeset për njerëzit e atij në mungesë të tij
1230.
Zejd Ibn Halid r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Kush përgatit një luftëtar që shkon të luftojë në Çështjen e Allahut, (e ka shpërblimin sa një luftëtar që) ka luftuar. Po kështu, edhe ai që kujdeset siç duhet për njerëzit e një luftëtari për Çështjen e Allahut, (e ka shpërblimin si luftëtari që) ka luftuar/7 (2843)
1231.
Enesi r.a. tregon: 'Tejgamberi a.s. nuk hynte në ndonjë shtëpi në Medine, përveç shtëpisë së Umm Sulejmit dhe shtëpive të grave të veta. Kur e pyetën për këtë, ai a.s. tha: "Unë ndjej keqardhje për të dhe e mëshiroj, (pasi) vëllai i saj u vra duke qenë me mua." (2844)
|