Kapitulli: 963. Vënia e emrit për kalit dhe gomarin
1237.
Sehli r.a. tregon: "Në fermën tonë kemi pasur një kalë të Pejgamberit a.s. me emrin Luhejf ose Luhejf"
1238.
Muadhi r.a. tregon: "Kisha hipur pas Pejgmberit a.s. në një gomar të quajtur Ufejr. Pejgamberi a.s. më pyeti: "O Muadh! A e di se cila është e drejta e Allahut mbi robërit e Tij dhe cila është e drejta e robërve të Allahut ndaj Tij?" (Shih hadithin nr. 105) (2856)
1239.
Enesi r.a. tregon: "Një herë një Medinen e pushtoi një ndjenjë frike. Kështu Pejgamberi a.s. mori një kalin tonë, të cilin e quanin Mendub (dhe iku duke e ngarë atë). (Kur u kthye) ai a.s. tha: "Nuk pashë gjë për t'u frikësuar, ndërsa kalin e pashë që ishte shumë i shpejtë." (2857)
|