Kapitulli: 967. Mbajtja dhe dhënia ujë e grave luftëtarëve në luftrat e shenjta
1244.
Thealebe Ibn Ebi Malik tregon se Umeri r.a. u shpërndau disa xhybe disa grave të Medinas, ndërsa mbeti një rrobë shumë e mirë. Një nga të pranishmit aty me të i tha: "O prijësi i besimtarëve të drejtë! Jepja këtë rrobë gruas sate, bijës (mbesës) së të Dërguarit të Allahut a.s." Ata kishin në mendje Umm Kulthumin, bijën e Aliut, ndërsa Umeri tha: "Umm Saliti e meritonmë shumë këtë." Umm Saliti ishte një grua nga ensarët që i kishte dhënë besën të Dërguarit të Allahut a.s.. Dhe (Umeri) shtoi: " Ajo mbante calikët për të na sjellë ujë në ditën e Uhudit." (2881)
|