Kapitulli: 969. Vigjilenca në xhihad
1246.
Aishja tregon r.a.: "Pejgamberi a.s. ka qenë vigjilent. Kur arriti në Medine ai tha: "Ah sikur një njeri i drejtë nga shokët e mi të më ruante mua sonte!" Kur papritur ai dëgjoi trokëllimë armësh dhe foli: "Kush është?" (I ardhuri) u përgjigj: "Unë jam Saad Ibn Ebi Vekkasi, kam ardhur të të ruaj ty." Dhe kështu Pejgamberi a.s. fjeti (i qetë atë natë)" (2885)
1247.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "U shofshin skllavi i dinarit, skllavi i dërhemit dhe skllavi i gjërave luksoze i cili, po tri jepen këto gjëra, kënaqet dhe, po të mos i jepen, zemërohet! Le të shuhet dhe le të vuajë përsëri më tej! Edhe po t'i hyjë një gjemb, të mos gjejë askënd që t'ia heqë atë!" Pastaj Pejgamberi a.s. shtoi: "Tuba (gjithë të mirat ose lloj peme në Xhenet) është për atë që mban frerët e kalit të tij për të luftuar në Çështjen e Allahut me flokët e shprishur dhe me këmbët e mbuluara me pluhur: në qoftë se caktohet në pararojë, ai është i kënaqur plotësisht me detyrën e ruajtësit dhe, në qoftë se caktohet në mbraparojë, ai e pranon detyrën shumë i kënaqur; (ai është aq i thjeshtë sa që) po të kërkojë leje, nuk i jepet dhe, në qoftë se ndërmjetëson, nuk i pranohet/' (2886, 2887)
|