Kapitulli: 971. Vlera dhe epërsia e ruajtjes së muslimanëve nga femohuesit një ditë për Çështjen e Allahut
1250.
Sehl Ibn Saadi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Ruajtja e muslimanëve nga femohuesit një ditë në Rrugë të Allahut, është më e vlefshme se dynjaja dhe gjithë ç'është në faqe të saj; edhe një vend në Xhenet i vogël sa zë kamzhiku juaj (i devesë), është më i vyer se dynjaja dhe gjithë ç'ka në të; edhe udhëtimi në mëngjes ose në mbrëmje i robit të Allahut në Rrugë të Allahut është më i shtrenjtë se dynjaja dhe gjithë ç'gjendet në të." (2892)
|