Kapitulli: 972. Kush kërkon ndihmën e të varfërve dhe të të përkushtuarve në luftë
1251.
Saad Ibn Ebi Vekkasi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Ju as nuk merrni fitore dhe as nuk fitoni jetesën veçse me bekimet dhe lutjet e të varfërve nga mesi juaj." (2896)
1252.
Ebu Said Hudriu r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Do të vijë një kohë kur grupe njerëzish do të shkojnë në xhihad dhe do të pyeten:'A ka ndonjë prej jush që ka qenë në shoqëri të Pejgamberit a.s.?7 Do të thuhet: ToV dhe atëherë atyre do t'u dhurohet fitore (nga Allahu). Pastaj do të vijë një kohë kur do të pyetet: 'A ka ndonjë prej jush që ka qenë në shoqëri të shokëve të Pejgamberit a.s.?' Do të thuhet: 'Po',- dhe atyre do t'u dhurohet fitore (nga Allahu). Pas kësaj do të vijë një kohë kur do të pyetet: 'A ka ndonjë prej jush që ka qenë në shoqëri të atyre që kanë qenë në shoqëri të shokëve të Pejgamberit a.s.?r Do të thuhet: 'Po'dhe atyre do t'u dhurohet fitore (nga Allahut).,/ (2897)
|