Kapitulli: 974. Mburoja dhe mbrojtja me mburojën e shokut
1254.
Umeri r.a. tregon: "Pasuritë e fisit (çifut) Beni Nedir, të cilat Allahu ia dha plaçkë lufte të Dërguarit të Tij a.s., nuk u fituan nga muslimanët me kuajt dhe devetë e tyre. Për pasojë ato i takuan vetëm të Dërguarit të Allahut a.sv i cili u jepte familjes së vet nevojat e vitit dhe shpenzonte pjesën e mbetur për armë dhe për kuaj për t'u përdorur për Çështjen e Allahut. (2904)
1255.
Aliu r.a. tregon: "Kurrë nuk e kam parë Pejgamberin a.s. t'i thotë ndokujt pas Saad (Ibn Ebi Vekkasit): "T'u bëfshin kurban prindërit e mi". E dëgjova atë (ditën e Uhudit) t'i thoshte (Saadit): "Hidh shigjeta! U bëfshin kurban prindërit e mi për ty!" (2905)
|