Kapitulli: 983. Ftesa e Pejgamberit (Muhamed) a.s. që njerëzit të pranojnë Islamin, të besojnë në Pejgamberinë e tij dhe të mos marrin njëri-tjetrin për zota në vend të Allahut
1266.
Sehb Ibn Saadi r.a. tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë ditën e (luftës së) Hajberit: "Do t'ia jap flamurin një njeriu në duart e të cilit Allahu do të na dhurojë fitore." Kësisoj, të gjithë shokët e Pejgamberit a.s. u ngritën, secili duke dëshiruar ta dijë se kujt do t'i jepej dhe gjithësecili dëshironte thellë që t'i jepej në dorë flamuri, por Pejgamberi a.s. pyeti për Aliun. I thanë se i dhimbnin sytë. Ai a.s. i urdhëroi që ta sillnin atë përpara tij. Kështu, Pejgamberi a.s. i pështyu atij në sy dhe ata iu shëruan menjëherë sikur të mos kishin pasur gjë më parë. Pastaj Aliu tha: "Do t'i luftojmë ata (mohuesit) derisa të bëhen si ne (muslimanë)", ndërsa Pejgamberi a.s. i tha: "Bëj durim derisa të përballesh me ta, pastaj ftoji në Islam dhe bëjua të ditur se çfarë u ka urdhëruar Allahu sepse, për Allah, në qoftë se një njeri i vetëm pranon Islamin nga duart e tua, kjo do të jetë më e mirë dhe më me vlerë për ty sesa devetë e kuqe (deve të rralla dhe më të shtrenjtat)" (2942)
|