Kapitulli: 987. Imami duhet të mbrohet nga muslimanët dhe duhet të merret si mbrojtës
1270.
Ebu Hurejra r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: "Ne jemi më të fundit (që kemi ardhur në dynja), por do të jemi më të parët (që do të hyjmë në Xhenet)." Dhe shtoi: "Ai që më bindet mua, i është bindur Allahut dhe ai që nuk më bindet mua, nuk i është bindur Allahut. Ai që i bindet sunduesit musliman, më është bindur mua dhe ai që nuk i bindet sunduesit musliman, nuk më është bindur mua. Imami është mburojë, pas së cilës luftohet dhe kërkohet mbrojtje. Prandaj, në qoftë se imami urdhëron për bindje e frikë ndaj Allahut dhe sundon me drejtësi, atëherë ai do të shpërblehet për këtë, por, në qoftë se ai bën të kundërtën, atëherë ai do të jetë përgjegjës për atë." (2956, 2957)
|