Kapitulli: 989. Imami duhet t'i urdhërojë njerëzit të bëjnë vetëm ç'është në mundësinë e tyre
1275.
Ibn Mesudi r.a. tregon: "Sot më erdhi një burrë dhe më bëri një pyetje që nuk dija si t7i përgjigjesha. Më pyeti: "Më thuaj mua, në qoftë se një njeri i pasur, i gjallë dhe i armatosur mirë niset në fushatë luftarake me udhëheqësit tanë dhe na urdhëron të bëjmë gjëra që nuk mundemi t'i bëjmë (a duhet t'i bindemi atij?)." I thashë: "Për Allah, nuk e di se ç'të të përgjigjem përveç kësaj. Ishim me Pejgamberin a.s. dhe ai na urdhëronte vetëm një herë për të bërë një punë, derisa ta kryenim atë. Nuk ka dyshim se gjithësecili prej jush do të vazhdojë të jetë në mirësi, për sa kohë që do t'i bindet dhe do t'i përkushtohet Allahut. Në qoftë se dikush dyshon në vetvete për ligjshmërinë e diçkaje, atë- herë ai duhet të pyesë dikë që mund ta bindë e ta qetësojë atë. Por shpejt do të vijë një kohë që nuk do të mund ta gjeni një njeri të tillë. Betohem për Atë (Allah), veç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër të merituar! E shoh se shembulli i asaj që ka kaluar nga kjo jetë (me atë që ka mbetur nga jeta e dynjasë), është si një pellg, uji i freskët e të cilit është pirë i gjithi dhe s'ka mbetur veçse uji i turbulluar (me llucë në fund)!" (2964)
|