1036.
Zejd Ibn Thabit r.a. tregon se në kohën e të Dërguarit të Allahut a.s. njerëzit bënin tregti me fruta. Kur i prisnin vilet e hurmave dhe blerësit vinin të kërkonin porositë e tyre, shitësit u thoshin: "Hurmat e mia u kalbën, u ka rënë sëmundje, kanë rënë përtokë para se të piqen." Kësisoj do të vazhdonin të ankoheshin për të metat e prodhimeve të shitura, kështu që i Dërguari i Allahut a.s. tha: "Mos i shisni frutat para se të duken qartë cilësitë dhe vlerat e tyre (që nuk i prek më asnjë dëmtim si sëmundje, kalbje etj.)" duke i këshilluar pasi ata u grinden shumë. (Harixha Ibn Zejd tregon se Zejdi nuk i shiste frutat e tokës së tij derisa të dukej Plejada dhe mund të dalloheshin frutat e verdha të papjekura nga të kuqet e pjekura). (2193)
|