104.
Abdullah Ibn Mesudi r.a. tregon: "Ndërsa po shëtisja ndër rrënojat e Medinës (pjesa e vjetër e qytetit) bashkë me Pejgamberin a.s., i cili po ecte duke u mbajtur mbi një shkop dege hurme, kur takohemi me një grup çifutësh. Ata i thanë njëri-tjetrit: "Pyeteni atë për shpirtin." Disa thanë: "Mos e pyesni, që të mos ju japë ndonjë përgjigje e cila t'u zemërojë!" Ndërsa disa të tjerë këmbëngulën për ta pyetur, kështu që njëri prej tyre u ngrit dhe pyeti: "O Ebul-Kasim! Ç'është shpirti?" Ndërsa Pejgamberi a.s. heshti, unë mendova se po i vinte Frymëzimi Hyjnor, kështu që qëndrova derisa ajo gjendje e Pejgamberit a.s. kaloi. Pastaj ai (a.s.) tha: "Të pyesin ty (o Muhamed) për shpirtin. Thuaj: "Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim, ndërsa juve nuk ju është dhënë, përveçse pak dituri". (Kuran, v.17:85). (125)
|