105.
Enes Ibn Maliku r.a. tregon: "Njëherë Muadhi po udhëtonte hipur pas të Dërguarit të Allahut a.s. I Dërguari i Allahut a.s. i tha: "O Muadh!" Muadhi tha: "I përgjigjen thirrjes dhe i bindem urdhrit tënd, o i Dërguaii i Allahut!" Përsëri Pejgamberi a.s. i tha: "O Muadh!" dhe përsëri Muadhi iu përgjigj njësoj, tri herë. I Dërguari i Allahut a.s. tha: "Këdo që dëshmon çiltërsisht nga bindja që ka në zemër se nuk Zot tjetër (që meriton të adhurohet), përveç Allahut dhe se Muhamedi (a.s.) është i Dërguari i Allahut, Allahu do ta ruajë atë nga zjarri." Muadhi i tha: "O i Dërguari i Allahut! A t'jua njoftoj këtë njerëzve që të mund të gëzojnë për sihariqin?" Ai i tha: "Kur (ta dëgjojnë këtë njerëzit) atëherë do t'i mbështeten vetëm asaj." Muadhi e bëri të njohur këtë fjalë të Pejgamberit a.s. mu në prag të vdekjes, duke pasur frikë se do të bënte gjynah (se kishte mbajtur të fshehtë dijen) (128)
|