1082.
Aishja r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Ai që e bën pjellore një tokë (djerrë) që s'i përket askujt, ka më të drejtë (për t'u bërë pronar i saj)." Urva (përcjellësi i dytë i hadithit) thotë se edhe Umeri r.a. ka dhënë po këtë gjykim në kalifatin e tij. (2335)
|