1083.
Ibn Umeri r.a. tregon se Umeri r.a. i nxori jashtë Hixhazit çifutët dhe të krishterët. Edhe i Dërguari i Allahut a.s., kur pushtoi Hajberin, deshi t'i nxirrte që andej çifutët pasi tokat e tij u bënë pronë e Allahut, e të Dërguarit të Tij dhe e muslimanëve. I Dërguari i Allahut a.s. deshi t'i nxirrte çifutët, por ata i kërkuan që t'i linte të qëndronin, me kusht që të punonin pronat dhe të merrnin gjysmën e prodhimeve. Kështu, i Dërguari i Allahut a.s. u tha atyre: "Ne do t'u lëmë të qëndroni këtu me këtë kusht për aq kohë sa të duam ne." Kësisoj, ata qëndruan atje derisa Umeri i detyroi të largohen në drejtim të Tajmas dhe Arihas. (2338)
|