1089.
Enesi r.a. tregon: "Një ditë molën një dele për të Dërguarin e Allahut a.s. në shtëpinë time. Qumësh- tin e përzien me ujë nga pusi i shtëpisë sime, pastaj shtambën ia dhanë të Dërguarit të Allahut a.s. dhe ai piu prej saj. Ndërkohë Ebu Bekri ishte ulur në të majtë të tij dhe një beduin në të djathtë. Kur Pejgamberi a.s. e hoqi shtambën nga goja, Umeri pati frikë, se ai do t'ia jepte atë për të pirë beduinit, kështu që foli: "O i Dërguari i Allahut! Jepja Ebu Bekrit që e ke në krah." Por Pejgamberi a.s. ia dha atë beduinit, që ishte në të djathtë të tij dhe tha: "Gjithnjë duhet të filloni me atë që keni në krah të djathtë." (2352)
|