114.
Usama Ibn Zejd r.a. tregon: "I Dërguari i Allahut a.s. u nis nga Arafati derisa, kur arriti një monopat, zbriti nga kafsha, kreu nevojën pastaj mori avdes, por jo avdes të përkryer. I thashë: "A (është koha për) namaz, o i Dërguari i Allahut?" Ai tha: "(Vendin e faljes së) namazit e ke përpara (në Muzdelife)." Pastaj udhëtoi hipur (mbi kafshë) derisa, kur arriti në Muzdelife, zbriti dhe mori avdes, avdes të përkryer. Pastaj (u thirr ezani dhe) ikameti dhe ai priu në namazin e akshamit. Pastaj të gjithë i ulën devetë në vendet e tyre, pastaj u bë ikameti për namazin e jacisë në të cilin na priu Pejgamberi a.s. dhe nuk u fal gjë namaz i lirë a sunet ndërmjet dy namazeve të akshamit dhe të jacisë. (139)
|