| 
                            
                            
                            
                            
                                     
                                         
                                        115.  
                                            
                                        
                                        Ata Ibn Jash tregon se Ibn Abbasi r.a. mori avdes dhe lau fytyrën (kështu): Mori një grusht ujë, rne të cilin shpëlau gojën dhe pastroi hundët duke e tërhequr ujin dhe duke e shfryrë jashtë. Pastaj mori një grusht tjetër me ujë dhe bëri kështu (tregon me veprime), duke i bashkuar të dyja duart dhe lau fytyrën. Më pas mori përsëri një grusht ujë dhe lau parakrahun e djathtë, pastaj mori një grusht ujë tjetër dhe lau parakrahun e majtë. Më tej fërkoi kokën me duart e lagura dhe pastaj mori një grusht ujë, të cilin e derdhi mbi këmbën e djathtë (deri te nyjet), derisa e lau mirë. Po kështu mori një grusht tjetër me ujë (dhe e derdhi), duke e larë mirë edhe këmbën e majtë (deri në nyje), pastaj tha: "Kësisoj e kam parë të Dërguarin e Allahut a.s., duke marrë avdes." (140) 
                                     
                                    
                                
                                    
                                
                         |