1154.
Enesi tregon r.a.: "Trazuam një lepur në Maredh-dhahran dhe ai filloi të kërcente. Njerëzit iu lëshuan ta kapin, por u lodhën, ndërsa unë e arrita dhe munda të kap. Pastaj ia dhashë Ebu Talhait, i cili e theri atë dhe i çoi të Dërguarit të Allahut a.s. dy këmbët e mbrapme. Ai i pranoi." Ndërsa në një citim tjetër thuhet se Pejgamberi a.s. hëngri prej tij. (2572)
|