1155.
Ibn Abbasi r.a. tregon: "Tezja ime, Umm Hufeid i dërgoi Pejgamberit a.s. pak salcë kosi, gjalpë dhe mish dabbi (lloj zvarraniku që hahet) si dhuratë. Ai e hëngri salcën e kosit dhe gjalpin, kurse mishin e dabbit e la, sepse nuk e pëlqente. Por mishi i dabbit është ngrënë në sofrën e të Dërguarit të Allahut a.s. dhe, po të kishte qenë e ndaluar ngrënia e tij, atëherë nuk do të hahej në sofrën e të Dërguarit të Allahut a.s.". (2575)
|