1166.
Ibn Umeri r.a. tregon se, një herë Pejgamberi a.s. shkoi tek shtëpia e bijës së vet, Fatimes r.a., por nuk hyri brenda. Kur erdhi Aliu, ajo ia tregoi atij këtë gjë. Kur Aliu e pyeti Pejgamberin a.s. për këtë, ai i tha: "Pashë te dera e saj një perde të zbukuruar (shumëngjy-rëshe). Mua nuk më vlejnë dhe nuk tregoj aspak vëmendje për gjërat e dynjasë." Kur Aliu shkoi (në shtëpi) dhe ia tha këtë Fatimes, ajo tha: "Le të më urdhërojë dhe unë do të bëj me të ç'të dojë ai." Pejgamberi a.s. e urdhëroi që t7ia çonte atë disa njerëzve nevojtarë. (2613)
|