1165.
Misvar bin Mahrama r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ndau disa xhybe, por nuk i dha asnjë prej tyre Mahramas. Ai më tha: "O biri im, më shoqëro për tek i Dërguari i Allahut a.s."- dhe unë shkova bashkë me të. (Kur arritëm) më tha: "Hyr dhe ma thirr atë." Kështu, unë hyra dhe e thirra atë për babain tim. Ai a.s. doli me një nga ato xhybe veshur dhe tha: "Këtë e kemi ruajtur për ty (o Maharama)." Ai e vështroi atë dhe tha: "Maharama është i kënaqur" (ose mund të kuptohet edhe si fjalë e Pejgamberit a.s.: "A është i kënaqur Maharama?"). (2599)
|