1172.
Ejmeni tregon: "Shkova tek Aishja r.a., e cila kishte veshur një fustan të trashë (dhe në një citim tjetër, një fustan pambuku), i cili kishte kushtuar pesë dirhemë. Ajo më tha: "Ngrije kokën dhe shihe skllaven time! Ajo nuk pranon ta veshë atë në shtëpi, ndërsa në kohën e të Dërguarit të Allahut a.s. unë kisha një fustan si ky, të cilin nuk kishte grua në Medine pa ma kërkuar, në mënyrë që t'i shfaqej elegante burrit të saj e të mos e merrte atë." (2628)
|