›
1173.
Enesi r.a. tregon: "Kur erdhën nmhaxhirët nga Meka në Medine, ata s'kishin asgjë, ndërsa ensarët kishin tokë dhe pasuri. ensarët ua dhanë atyre tokën, me kusht që muhaxhirët t'u jepnin atyre gjysmën e prodhimit vjetor, që ta punonin tokën dhe gjithë ç'nevojitet për kultivimin e saj. Nëna e Enesit, Umm Sulejmi, e cila ishte edhe nëna e Abdullah bin Ebi Talhas, i dha disa palma hurmash të Dërguarit të Allahut a.s., i cili ia dha ato skllaves së tij të liruar, Umm Ejmenit, nënës së Usame bin Zejdit. Kur Pejgamberi a.s. u lirua nga lufta me fisin e Hajberit dhe u kthye në Medine, muhaxhirët ua kthyen ensarëve frutat që ua kishin dhuruar, po kështu edhe Pejgamberi a.s. ia ktheu nënës së Enesit palmat e hurmave dhe i Dërguari i Allahut a.s. i dha Umm Ejmenit palma të tjera nga kopshti i tij në vend të dhuratës së parë." (2630)
|