1224.
Zejd Ibn Thabiti r.a. tregon: "I Dërguari i Allahut a.s. po më diktonte ajetin: "Nuk janë të barabartë ... për Çështjen e Allahut" (Kuran, 4: 95). Në këtë kohë aty erdhi Ibn Umm Maktum, i cili ishte i verbër, dhe tha: "O i Dërguari i Allahut, po të kisha fuqi, sigurisht që do të merrja pjesë në xhihad." Atëherë Allahu i Lartësuar i zbriti shpallje të Dërguarit të Tij a.s., ndërkohë që këmba e tij qe mbi këmbën time dhe më rëndoi aq shumë, sa pata frikë se e imja do të o më thyhej. Më pas atij i kaloi ajo gjendje dhe Allahu i Gjithëfuqishëm shpalli: "Përveç atyre që janë të paaftë (për shkak të plagëve, verbërisë, gjymtimeve etj.)" (Kuran, 4: 95). (2832)
|