1225.
Enesi r.a. tregon: "I Dërguari i Allahut a.s. shkoi te Hendeku dhe pa muhaxhirët dhe ensarët të gërmonin në një mëngjes shumë të ftohtë, pasi ata nuk kishin skllevër që ta bënin këtë punë për ta. Kur pa lodhjen dhe urinë e tyre tha: "O Allah, jeta e vërtetë është në Ahiret, Prandaj fali ensarët dhe mnhaxhirëtl" Ndërsa në përgjigje ata thanë: "Ne jemi ata që Muhamedit (a.s.) i kemi dhënë besën, Se do ta vazhdojmë xhihadin sa të kemi jetesën!" (2834)
|