128.
Hamrani, robi i liruar i Uthman Ibn Affanit r.a. tregon se e ka parë Uthmanin r.a. të kërkojë një enë me ujë (për të marrë avdes). Ai hodhi ujë në duar dhe i lau ato tri herë, pastaj futi dorën e djathtë në enë, (mori ujë) dhe e shpëlau gojën tri herë, lau edhe hundët duke tërhequr ujë dhe duke shfryrë pastaj tri herë. Pastaj lau fytyrën tri herë, edhe parakrahët bashkë rne bërrylat tri herë, pastaj i kaloi duart e lagura mbi gjithë kokën, pastaj i lau këmbët bashkë me nyjet tri herë dhe pas kësaj tha: "I Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: 'Kush merr avdes si ky avdesi që mora unë, pastaj fal dy rekatë namaz, gjatë të cilit përqendrohet e nuk mendon në vetvete për gjë tjetër, atëherë atij do t'i falen gjithë gjynahet e tij të mëparshme." (159)
|