129.
Në një hadith tjetër Uthmani r.a. thotë: "Do t'ju tregoj një hadith të cilin nuk do t'ua kisha thënë, po të mos (më detyronte) një ajet në Librin e Allahut. E kam dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë: "Kushdo që merr avdes në mënyrë të përkryer dhe pastaj fal namazin e detyruar në faljen e organizuar në grup në xhami, veçse atij do t'i falen nga Allahu gjynahet e bëra ndërmjet atij (namazi) dhe namazit (pasues) derisa ta falë atë." (160)
|