1311.
Umm Halidi r.a., e bija e Halid Ibn Saidit, tregon: "Shkova tek i Dërguari i Allahut a.s. me babanë tim. Kisha veshur një këmishë të verdhë. I Dërguari i Allahut a.s. tha: Seneh! Seneh (që në gjuhën etiopiane do të thotë: 'bukur, bukur')!" Pastaj fillova të luaj me vulën e Pejgamberisë (mes shpatullave të Pejgamberit a.s.), por babai më qortoi ashpër. I Dërguari i Allahut a.s. i tha: "Lëre vajzën." Pastaj i Dërguari i Allahut a.s. (iu lut Allahut për mua që të më dhurojë jetë të gjatë) duke thënë (tri herë): "E veshç këtë fustan derisa të griset, pastaj veshç një tjetër derisa të griset, pastaj veshç një tjetër derisa të griset!" (3071)
|