1312.
Ebu Hurejra r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. u ngrit mes nesh, përmendi përvetësimin e ndonjë sendi nga plaçka e luftës, theksoi rrezikun e tij dhe u shpreh qartë se ai përbën gjynah të madh, duke thënë: "Mos vidhni nga plaçka e luftës, sepse nuk dua të shoh asnjërin prej jush në Ditën e Kiametit duke mbajtur në qafë ndonjë dele që blegërin, apo ndonjë kalë që hingëllin. Një njeri i tillë do të thotë: 'O i Dërguari i Allahut! Ndërmjetëso tek Allahu për mua'. Ndërsa unë do t'i them: 'Nuk mund të të ndihmoj, sepse ta kam njoftuar një herë Mesazhin e Allahut'. As të mos shoh ndonjërin që të mbajë në qafë ar e argjend, duke thënë: 'O i Dërguari i Allahut! Ndërmjetëso tek Allahu për mua/ Atij ka për t'i thënë: 'Nuk mund të të ndihmoj, sepse ta kam përcjellë një herë Mesazhin e Allahut!" As të mos shoh ndonjërin, duke mbajtur rroba që valëviten e duke më thënë: "O i Dërguari i Allahu! Ndërmjetëso tek Allahu për mua/ Edhe atij do t'i them: 'Nuk mund të të ndihmoj, sepse ta kam përcjellë një herë Mesazhin e Allahut'!" (3073)
|