1375.
Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Grupi i parë i atyre njerëzve që do të hyjnë në Xhenet, do të shkëlqejë si hëna e plotë në një natë të kthjellët dhe ata që do të hyjnë pas tij, do të shkëlqejnë si ylli më i shndritshëm. Zemrat e tyre do të jenë si zemra e një njeriu të vetëm, pasi ata nuk do të kenë as mosmarrëveshje, as armiqësi mes tyre. Secili do të ketë dy bashkëshorte, secila do të jetë aq e bukur, aq e pastër dhe e shkëlqyer saqë palca e kockës në këmbët e tyre do të shihet nëpërmjet mishit. Ata do të lartësojnë Allahun në mëngjes e pasdite. Ata as nuk do të sëmuren, as nuk do të fryjnë hundët, as nuk do të pështyjnë. Enët e tyre do të jenë prej floriri dhe argjendi, krehrat do t'i kenë prej ari, lënda djegëse në mangallët e tyre do të jetë uluva (dru i rrallë me erë të mirë) dhe djersa do t'u mbajë erë misku." (3246)
|