1384.
Aishja r.a. tregon: "Pejgamberit a.s. i bënë magji aq sa filloi t'i dukej sikur po bënte një veprim të cilin, në të vërtetë, nuk po e bënte. Më në fund një ditë u lut e u lut gjatë dhe pastaj tha: "Më duket se Allahu më ka frymëzuar se si të shërohem. Më erdhën (në ëndërr) dy vetë dhe m'u ulën njëri te koka dhe tjetri te këmbët. Njëri prej tyre e pyeti tjetrin: 'Çfarë sëmundje ka ky burrë?' Tjetri iu përgjigj: T kanë bërë magji/ I pari pyeti: 'Kush i ka bërë magji?/ Tjetri iu përgjigj: 'Sebid Ibn Aësami/ I pari pyeti: 'Çfarë ka përdorur'. Tjetri iu përgjigj: 'Një krehër, qime flokësh të mbështjella rreth tij dhe lëkurën e lules mashkullore të hurmës/ I pari pyeti: 'Ku është ajo?' Tjetri iu përgjigj: 'Në pusin Dhervan,// Kështu Pejgamberi a.s. u nis për te pusi, pastaj u kthye. Kur erdhi, më tha: "Palmat e hurmës afër pusit janë si kokat e shejtanëve." E pyeta: "A i nxorre ato gjëra, me të cilat të ishte bërë magjia?" Ai a.s. tha: "Jo, sepse mua tashmë më shëron Allahu, por kam frikë se mos ky veprim mund të përhapë sherr midis njerëzve." Më pas pusin e mbushën me dhë." (3268)
|