1388.
Sulejman Ibn Suradi r.a. tregon: "Kur po rrinim ulur me Pejgamberin a.s., dy burra fyen njëri-tjetrin dhe njëri u skuq në fytyrë (nga zemërimi) dhe iu ngritën damarët e qafës. Kur pa këtë, Pejgamberi a.s. tha: "Vërtet, unë di një fjalë, të cilën po ta thotë ai, do t'i kalonte ajo gjendje dhe do të qetësohej! Po të thotë: 'Eudhu bil-lahi minesh-shejtan (i mbështetem Allahut të më ruajë nga shejtani), atij do t'i ikte gjithë ajo e nxehur që ka." Atëherë (të pranishmit) i thanë atij se Pejgamberi a.s. ka thënë që t'i kërkosh Allahut të të ruajë nga shejtani, ndërsa i nxehuri tha: "A mos jam i çmendur?!" (3282)
|