140.
Ebu Said Hudriu r.a. tregon: "I Dërguari i Allahut a.s. dërgoi për të thirrur një burrë nga ensarët, i cili erdhi duke i kulluar uji nga koka. Pejgamberi a.s. i tha: "Mbase të detyruam të nxitohesh, (apo jo)?" Ai u përgjigj: "Po." Ndërsa i Dërguari i Allahut (a.s.) vazhdoi: "Në qoftë se detyrohesh të nxitosh ose nuk sekreton gjatë marrëdhënieve, atëherë duhet të marrësh avdes." (180)
|