1413.
Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka rrëfyer: "Ibrahimi a.s. nuk ka gënjyer asnjëherë, përveçse në tri raste. Dy herë për hir të Allahut kur tha: 'Jam sëmurë' dhe 'Nuk e kam bërë unë këtë, por e ka bërë ky idhulli i madh'. Hera e tretë ishte kur Ibrahimi dhe Sara (bashkëshortja e tij) po udhëtonin dhe kaluan nëpër pronat e një sundimtari tiran. Dikush i tha këtij tirani: 'Ky njeri (Ibrahimi) ka me vete një grua që të mahnit'. Kështu ai çoi dikë tek Ibrahimi dhe e pyeti për Sarën: 'Kush është kjo grua?’ Ibrahimi i tha: 'Ajo është motra ime’ Ibrahimi iu afrua Sarës dhe i tha: 'O Sara! Nuk ka asnjë besimtar në faqe të dheut veç meje dhe teje. Ky njeri më pyeti mua për ty dhe i thashë që je motra ime, kështu që mos e moho fjalën time’.” Pastaj hadithi vazhdon si në hadithin nr. 2217. (3363)
|