142.
Ibn Abbasi r.a. tregon: "Një natë bujta në shtëpinë e tezes sime, Mejmunah, grua e Pejgamberit a.s.. Unë u shtriva në jastëk anash, ndërsa i Dërguari i Allahut a.s. dhe e shoqja e tij u shtrinë për së gjati. I Dërguari i Allahut a.s. fjeti deri nga mesi i natës, pak më përpara ose pak më pas dhe pastaj u zgjua dhe ndenji (duke fërkuar fytyrën më duar (si) për të fërkuar gjurmët e gjumit. Pas kësaj këndoi dhjetë ajetet e fundit të sures Al-lmran (Kuran, 3:191-200) Pastaj u ngrit dhe shkoi e mori një kacek me ujë që qe varur. Mori me të avdes, një avdes të përkryer, pastaj u ngrit të falej. Edhe unë u ngrita duke vepruar si ai. Pastaj shkova dhe u vendosa në krah të tij (në anë të majtë), ndërsa ai më vuri dorën e djathtë në kokë, ma kapi veshin e djathtë dhe ma përdrodhi (duke më tërhequr dhe më vendosi në të djathtë të tij). Ai fali dv rekatë, pastaj dy të tjerë, pastaj dy të tjerë, pastaj dy të tjerë, pastaj dy të tjerë, pastaj edhe dy (gjashtë herë nga dy rekatë, d.m.th. dymbëdhjetë rekatë), pastaj në fund vetëm një rekat (vitri). Pas gjithë kësaj, ai u shtri përsëri (në shtrat) derisa i erdhi myezini. Kështu ai a.s. (u ngrit dhe) fali dy rekatë të lehtë, doli (për në xhami për t'u prirë njerëzve) dhe fali namazin e sabahut (shih hadithin nr.97)." (183)
|