143.
Jahja Maziniu tregon se dikush i tha Abdullah Ibn Zejdit r.a.: "A mund të më tregosh se si merrte avdes i Dërguari i Allahut a.s.?" Abdullahu i tha: "Po", pastaj kërkoi ujë. Ai hodhi ujë në duar dhe i lau ato dv herë, pastaj shpëlau gojën dhe hundën (duke tërhequr ujë dhe duke e shfryrë) tri herë, pastaj lau fytyrën tri herë, pastaj lau krahët bashkë me bërrylat nga dy herë secilin, pastaj kaloi duart e lagura mbi kokën nga përpara prapa dhe anasjelltas duke i sjellë aty ku filloi dhe në fund lau këmbët (deri në nyje)." (185)
|