145.
Said Ibn Jezid r.a. tregon: "Tezja ime më mori dhe më çoi tek i Dërguari i Allahut a.s. dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut! Ky djalë i motrës sime i ka këmbët të sëmura." Kështu, ai (a.s.) ma fërkoi kokën me duart e tija dhe bëri dua për bekimet e Allahut për mua. Pastaj ai mori avdes dhe unë piva nga uji që mbeti. U ngrita dhe nga pas shpinës i pashë vulën e Pejgamberisë mes shpatullave të tij që i ngjante si pullë tende (ose si vezë thëllëze)" (190)
|