150.
Aishja r.a. tregon: "Kur u keqësua Pejgamberi a.s. dhe iu rëndua sëmundja, ai u kërkoi grave të veta që ta lejonin të trajtohej në shtëpinë time dhe ato e lejuan. Kështu pra, Pejgamberi a.s. erdhi në shtëpinë time duke e mbajtur për krahësh dy burra, Abbasi dhe një tjetër, ndërsa këmbët i tërhiqte zvarrë për tokë. Kur erdhi Pejgamberi a.s. në shtëpinë time dhe iu rëndua sëmundja, ai na kërkoi t'i hidhnim shtatë kacekë me ujë, (me qëllim që të vinte në vete dhe) që të mund t'u jepte këshilla njerëzve. Kështu, ne e ulëm në një govatë tunxhi që ishte e Hafsas, gruas së Pejgamberit a.s., pastaj filluam t'i hedhim ujë, derisa bëri me shenjë që të ndalonim dhe se ne e kishim përmbushur (kërkesën e tij). Pas kësaj ai a.s. doli te njerëzit." (198)
|