1506.
Hudhejfa Ibn Jeman r.a. tregon: "Gjithnjë njerëzit e pyesnin të Dërguarin e Allahut a.s. për të mirën, ndërsa unë e pyesja për të keqen, nga frika se mund të më kapte mua. Një herë i thashë: "O i Dërguari i Allahut! Ne kemi qenë në një padije të thellë dhe një të keqe të madhe dhe Allahu na dhuroi këtë mirësi. A do të ketë pas kësaj mirësie ndonjë sherr (të keqe)?" Ai a.s. tha: "Po." Pyeta: "A do të ketë pas asaj të keqeje mirësi?" Ai (a.s.) tha: "Po, por do të jetë e përlyer me të këqija të vogla." E pyeta: "Ç'do të jenë këto të këqija të vogla?" Ai u përgjigj: "Do të jenë disa njerëz që do të sundojnë popullin me parime të tjera, ndryshe nga parimet dhe rruga (Sunneti) ime. Do t'i shihni veprimet e tyrë dhe nuk do të pajtoheni me to." I thashë: "A do të ketë ndonjë të keqe (sherr) pas asaj të mire?" Ai a.s. më tha: "Po, do të ketë njerëz që do t'i ftojnë të tjerët te portat e Xhehenemit: kushdo që i përgjigjet ftesës së tyre do të hidhet (prej tyre) në të (Zjarr)." I thashë: "O i Dërguari i Allahut, na i përshkruaj pra këta njerëz." Ai a.s. tha: "Ata do të jenë prej nesh dhe do të flasin gjuhën tonë."E pyeta: "O i Dërguari i Allahut, ç'më urdhëron të bëj në qoftë se më kap një situatë e tillë (gjatë jetës sime)?" Ai a.s. m'u përgjigj: "Përmbaju xhematit (bashkësisë, grupit) të muslimanëve dhe imamit (prijësit) të tyre." I thashë: "Po sikur të mos ketë as xhemat dhe as imam, (ç'duhet të bëj)?" Ai a.s. më tha: "Rri larg nga të gjitha ata sekte, edhe sikur të të duhet të kafshosh rrënjë peme (për të ngrënë), derisa të të vijë vdekja (e të takosh Allahun), ndërsa të vazhdosh akoma në atë gjendje!" (3606)
|