1508.
Hababi r.a. tregon: "I Dërguari i Allahut a.s. ishte ulur dhe po rrinte i mbështetur në xhyben e tij nën hijen e Qabesë. Ne (shkuan dhe) iu ankuam (për mundimet që po vuanim nga femohuesit), duke i thënë: "A nuk po kërkon ndihmë për ne? A nuk po i lutesh Allahut për ne?" Ai a.s. tha: "Në popujt para jush, një besimtar futej në tokë në një gropë të hapur enkas për të, pastaj (armiqtë e fesë) merrnin një sharrë dhe ia vinin në mes të kokës duke e ndarë në dy pjesë. Megjithatë as kjo (torturë) nuk e lëkundte besimtarin nga feja e tij. Ose ia krihnin trupin me krehër hekuri, i cili ia ndante mishin nga kockat dhe nga venat. Por sërish edhe një (torturë) e tillë nuk e bënte atë të hiqte dorë nga feja e tij. Për Allah! Padyshim që kjo fe (Islami) do të triumfojë, derisa udhëtari nga Sanaja në Hadramaut (Jemen) nuk do të ketë frikë nga asgjë tjetër përveç vetëm nga Allahu ose nga ujku për delet e tij, por ju jeni shumë të nxituar." (3612)
|