1566.
Ibn Abbasi r.a. tregon: "(Në sëmundjen pas së cilës ndërroi jetë) i Dërguari i Allahut a.s. doli me një çarçaf të mbështjellë krahëve dhe me kokën të lidhur me një rrip të lyer me vaj derisa u ngjit dhe u ul në minber. Pasi e lavdëroi dhe e falënderoi Allahun, ai tha: "Dhe më pas, o popull! Njerëzit do të shtohen, ndërsa ensarët do të pakësohen aq sa do të jenë si kripa në gjellë. Prandaj, cilido nga ju që do të jetë sundues dhe do të ketë fuqi për t'u sjellë dëm a dobi të tjerëve, le të pranojë veprat e mira të ensarëve mirëbërës dhe t'i falë ensarët keqbërës." (3800)
|